-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident tragjik në Kroaci: Dy të vdekur, dhjetëra të plagosur

Kryesoret

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mëngjesin e së dielës në autostradën Zagreb-Beograd, midis Popovaçës dhe Krizhit në Kroaci, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 31 të tjerë. Përplasja ndodhi mes një automjeti dhe një autobusi, të dy me targa të Bosnje e Hercegovinës. Sipas autoriteteve, makina goditi një dre dhe ndaloi në rrugë; shoferi tentoi të paralajmëronte automjetet që vinin pas, por autobusi nuk arriti të ndalonte në kohë, duke shkaktuar një përplasje fatale.

Nga përplasja, autobusi u përmbys dhe makina doli në korsinë e kundërt pasi theu barrierat mbrojtëse. Ministria kroate e Shëndetësisë konfirmoi se 29 persona u dërguan në spitale në Zagreb, Sisak dhe Pakrac për trajtim mjekësor. Të gjitha shërbimet emergjente u angazhuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa autostrada u rihap pas përfundimit të hetimeve. Si pasojë e aksidentit, u krijua një kolonë e gjatë automjetesh rreth 22 kilometra në drejtim të Breganës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit