Një aksident me vdekje ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën shqiptari Artur Çela. Ai kishte shkuar që të blinte pesh për darkë dhe 100 m larg shtëpisë, motoçikleta e tij u përplas me një Fiat 500 që po dilte nga një rrugë anësore për të hyrë në Via Claudia.
Si pasojë e përplasjes shqipatri Artur Çela u hodh në afsalt dhe si pasojëe goditjes ka humbur jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë arritur dhe gruaj dhe fëmijët e viktimës.
Shqiptari me origjinë nga Durrësi, punonte si shofer për kompaninë e ndërtimit Zoppelletto në Concordia dhe njihej për seriozitetin dhe pasionin e tij të madh. Ndërkohë vazhdojnë hetimet në Itali për të zbardhurr rrethanat e ngjarjes.