-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditi me grushte shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i Bledjon Nallbatit

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme në rreth rrotullimin e Bilishtit, një konflikt ndodhi mes deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbaitit, vëllait të tij dhe drejtuesit të një kamioni. Në lidhje me këtë konflikt ka reaguar policia e Korçës.

Policia ka arrestuar Alti Nallbati, vëllain e deputetit dhe akuzohet për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Sipas policisë mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e mirasit në Bilisht, Alti Nallbati ka ndaluar makinën me të cilën lëvizte së bashku me vëllain e tij Bledion Nallbati, duke i penguar qarkullimin makionave që lëviznin në këtë aks rrugor.

Më pas Alti Nallbati ka dalë nga makina dhe ka debatuar virtualisht me drejtuesin e kamionit S.D. Më pas ai ka tentuar që ta zbresë me forcë nga kamioni shoferin, si dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik.

Gjithashtu në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, Bledjon Nallbati, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shoferin S.D. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit