-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Has: Në diktaturën e Ramës, varfërinë e sjellin vjedhjet dhe plaçkitjet

Kryesoret

Kreu i Partisë Denokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin përmbyllës në Has. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Hasit që në 11 Maj të votojnë ndryshimin, një epokë të re, një histori të re për Hasin dhe gjithë Shqipërinë.

“Hasi është vendi i burrave dhe grave djme dhe vajzave me dinjitet me integritet të lartë dhe ndershmëri të spikatur i atdhetarëve të flaktë dhe familjarëve të vërtetë i qytetarëve të vërtetë. Vij këtu me bindjen më të madhe se Hasi që sot nuk është vendi siç duhet të jetë është vend inga i cili lagrohen përsëri bijtë dhe bijat e saj.

Nuk ndërtohet në Has.Siç e shihni ju njerëz atdhetarë, njerëz të ndershëm ka diçka që po i shkreton trojet tona.

Për çdo Hasjan këto janë sirenat janë thirrjet që vijnë nga thellësia e shpirtit të këtij kombi. Me 11 Maj të votohet ndryshimi, të votojmë për një epokë të re, për një histori të re të Hasit dhe Shqipërisë.

Në diktaturën e re të Ramës varfërinë e sjell vjedhja dhe plaçkitja. Në 12 vite pensionet mbeten ato që ishin rrogat një rrijte thuajse e parëndësishme. Çmimet u dyfishuan, sofra u zvogëlua, familjarët u detyruan të largohen.

Ndaj dhe ne, si koalicion kemi një program, që me mënyrën më të vendosur në 100 ditët e para nxjerrim çdo shqiptar nga varfëria e skajshme.

Nuk do ketë asnjë shqiptar që jeton në varfëri të skajshme. 5600 mijë pensionistë marrin sot një pension nga 60-172 euro. Të gjithë do marrin 200 euro pension pas 100 ditësh. Nuk do të ketë rrogë të ulët nën 500 euro. Do ulim çmimin e energjisë në 7 lekë, do ulim çmimin e naftës. Rrogat mesatare do rriten në 1250 euro. Fermerët e Hasit do të marrin të njëjtat subvencione siç marrin në Kosovë dhe Maqedoni. Me të gjitha këto ne krijojmë një normalitet në këtë vend e bëjmë Hasin dhe Shqipërinë të jetueshme”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit