-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Problemet me votën e diasporës, Celibashi thirrje votuesve nga jashtë: Kontaktoni zyrat e DHL-së

Kryesoret

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje të gjithë zgjedhësve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, e veçanërisht atyre në Greqi.

Celibashi shprehet se ata duhet të kontaktojnë sa më parë shërbimin postar DHL në shtetin ku ndodhen, nëse nuk kanë marrë ende njoftim apo mesazh për dorëzimin e zarfit me fletët e votimit nga KQZ.

“NJOFTIM ME SHUMË RËNDËSI PËR ZGJEDHËSIT NGA JASHTË!
Shpërndajeni për miqtë dhe të afërmit tuaj.
Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ.
Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses”, shkruan Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit