Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Shkodër është shprehur se qeveria e tij ka bërë më shumë sesa qeveritë e tjera. Rama tha se të gjitha akset për ta hapur veriun ndaj turizmit i ka bërë qeveria e tij.
Kryeministri tha se ka patur fat që Benet Beci ka qenë tek Fond i Zhvillimit dhe u shpreh se ai është një nga të paktat mbetje të së kaluarës që ishte komplet e riciklueshme.
“Çfarë kemi bërë ne për veriun nuk është bërë nga qeveritë e tjera më parë, në të gjitha asket për të hapur veriun ndaj turizmit, i kemi ndërtuar ne. Ishte fat të kisha Benetin në Fondin e Zhvillimit, ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese. Ata janë të pariciklueshëm. Falë Benetit, janë të gjitha këto akset e asfaltuara, 315 km rrugë të brendshme të qarkut në një dekadë. Le t’i nxjerrin çfarë kanë bërë në çerek shekulli të tjerët, e kam bërë unë krahasimin dhe nuk ka të krahasuar”, tha Rama.