Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Shkodër u bëri thirrje që të votojnë Partinë Socialiste me 11 maj. Rama u shpreh që me 11 maj, Shkodra të japë lajmin për një përmbysje historike.
“Uroj që më 11 maj Shkodra të na japi lajmin që është përmbysur, se në fund të ditës, njerëzit nuk zgjedhin dhëndrin, as krushkun, zgjedhin kalin që do u tërheq më shpejt karrocë. Tani të zgjedhësh një kalë gjysmë të ngordhur se të pëlqen ngjyra dhe të mos zgjedhësh një kal që ta tërheq karrocën më shpejt se nuk të pëlqen ngjyra, në Shkodër e kam parë unë këtë, deri dje, shpresoj të mos ndodhi më.”, tha Rama.









