Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali me anë të një postimi u bën thirrje qytetarlëve që të votojnë Partinë Socialiste me 11 maj. Spiropali shprehet se dhe një javë ndahet nga ëndrra europiane.
“Edhe një javë për t’u bashkuar rreth ëndrrës sonë europiane, edhe për ata që kaluan kufijtë e ata që mbetën në telat me gjemba, për ata që kaluan detet e ata që deti i treti, për ata që ikën me kokën gjithmonë pas në vendin më të bukur në botë”, shkruan Spiropali.