-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli ngre shqetësimin: Makina nga Shqipëria po mbledhin votat në Greqi

Kryesoret

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli ka ngritur shqetësimin mbi shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit të emigrantëve në Greqi.

Topalli shprehet se qytetarët shqiptarë marrin njoftime për tërheqjen e zjarfit dhe kur shkojnë në postë, rezulton që janë tërhequr nga persona të tjerë. Ajo thotë se ka marrë informacione se automjete nga Shqipëria kanë shkuar në Greqi pë të mbledhur zarfet me fletët e votimit.

Gjithashtu u bën thirrje emigrantëve që nuk janë regjistruar që të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë me 11 maj për Partinë Demokratike.

“Nga Greqia po na vijnë njoftime shqetësuese. Në shumë raste, qytetarët po marrin lajmërimin për të tërhequr zarfin, por kur shkojnë në postë – zarfi nuk është më aty!

Dikush tjetër e ka marrë, dhe ndoshta e ka plotësuar në vend të tyre. Na informojnë gjithashtu se makina nga Shqipëria kanë shkuar për të mbledhur zarfat – kjo është tërësisht e paligjshme.

Ky është një akt që cenon integritetin e votës dhe vullnetin e lirë të qytetarëve!

Unë do të jem zë i çdo shqetësimi. Kjo çështje nuk do të mbulohet me heshtje. Shqipëria është në këmbë.”, shprehet Topalli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit