Një 48-vjeçar është arrestuar pasi nën kërcënimin e një thike ka grabitur 60 000 lekë të reja nga arka e dyqanit në lagjen nr.2 në Sarandë. Më pas 48-vjeçari Jorgo Kumarku ka goditur fiziksht shitësen 26 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur me 2 maj dhe dyshohet gjithashtu se ai ka tentuar që të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj shitëses.
Ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.









