Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvilluar takime me qytetarët në njësinë 9 në kryeqytet. Këlliçi shprehet se Tirana ka nevojë për investime në infrastrukturë, si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Ai thekson se Paketa e Emergjencës i ndihmon qytetarët në ndihma sociale, pensione, rrugë, driat dhe ujë të pijshëm.
“Me minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro, ne ndërhyjmë në ekonomi duke lehtësuar jetën e shqiptarëve.
Tirana mundet të jetë një qytet i jetueshëm për të gjithë!
Më 11 Maj, voto numrin 1!”, shprehet Këlliçi.








