-sidi education-spot_img
25.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Rruga hyrëse në Pogradec, më panoramikja në vend

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me qytetarët në Pogradec. Rama e cilësoi rrugën hyrëse në Pogradec si më të bukurën në Shqipëri.Kryeministri thekosi se me 11 maj është takimi me historinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Rruga hyrëse e Pogradecit është më e bukura panoramike në të gjithë Shqipërinë. Sot kanë mbetur vetëm një grusht fshatrash pa ujin e pijshëm. Në këtë rrugëtim drejt 11 majit, kemi takimin me historinë. Në Shqipëri ka pasur një moment të tillë në mars 1992, ku masivisht u votua PD, pavarësisht se nuk ishin me PD, pasi në zgjedhjet e ardhshme një pjesë e mirë nuk e votuan. Në atë kohë nuk panë as bufin që dilte në prehri i Partisë së Punës, por sepse ishte takim me historinë, për t’i hapur rrugë vendit drejt Europës.

Më 11 maj është një moment shumë i ngjashëm, kjo për të antarësuar vendin në BE. Prandaj, nuk ka shumë rëndësi nëse je apo jo me PS-në, duhet që edhe ai që është i lëkundur t’i bashkohen besës, për t’i dhënë Shqipërisë rrugën e duhur.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit