Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro.
Sot u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, pavarësisht ankimimit të SPAK.
Të pafajshëm u shpallën edhe personat e tjerë të akuzuar për të njëjtën çështje.
SPAK kërkoi deklarimin fajtor të tij për shpërdorim detyre me arsyen se licensoi një karburant që ishte i ndërtuar pa leje.
Por gjykata vendosi se fakti i paraqitur nga SPAK nuk përbën vepër penale.