-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bylykbashi: Krimi dhe shteti, pjesë e fushatës së PS

Kryesoret

Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i misionit vëzhgues të ODIHR-it për zgjedhjet, zhvilloi një takim në selinë e Partisë Demokratike në Durrës me drejtuesin politik të PD për qarkun, Oerd Bylykbashi.

Ky i fundit deklaroi se ODIHR u informua për problematikat e fushatës, përfshirë sipas tij, përdorimin e institucioneve shtetërore në funksion të Partisë Socialiste, përfshirjen e elementëve të krimit në zgjedhje si dhe presione ndaj votuesve.

Bylykbashi shtoi se PD dorëzoi fakte konkrete për punësime, dhënie pronësish dhe përdorim të ndërmarrjeve publike për qëllime elektorale. Ai kritikoi organet ligjzbatuese për mosveprim dhe ngriti shqetësimin për vlefshmërinë e kartave të identitetit, që sipas tij, rrezikon të pengojë pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve në votim.

PD kërkoi vëzhgim më të shtuar nga ODIHR në zonat problematike dhe garantimin e një procesi të ndershëm zgjedhor.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit