Deputeti Ferdinad Xhaferraj në një intervistë ka folur për rezultatet e fitores së zgjedheve të 11 majit.
Xhaferraj ka thënë se rezultatet dihen dhe sipas tij janë zgjedhjet më të shëmtuara. Ai ka shprehur se nuk dëshiron që ta pranojë se në këto zgjedhje fiton Partia Socialiste.
“Unë kritikën e bazoj në argument ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet.
Ndryshe nga këto zgjedhje ku rezultati dihet, dhe prandaj janë zgjedhjet më të shëmtuara që kam parë ndonjëherë.
Palët kanë hyrë në garë për interesa të kundërta, pra mënyra se si e djathta u konceptua
dhe vendimmarrja që pati për këto 3 vite dhe për shumë gjëra të tjera është e formuar në atë mënyrë që nuk e siguron dot rotacionin.
Nuk kam dëshirë ta pranoj por këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste”, ka thënë deputeti Xhaferraj në emisionin Dekalog në DritareTV.