Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste ka shprehur se qytetarët do të votojnë Partinë Socialiste pasi kanë parë punët që ka bërë qeveria. Rama tha se Partia Demokratike do të marrë një rezultat në më dobët se në vitin 2021.
Ai theksoi se në të gjitha sondazhet Partia Socialiste është e para pasi qytetarët shikojnë ë gjitha premtmet që ja dhënë dhe se sa janë realizuar.
“PD-ja nuk e merr dot as rezultatin e vitit 2021. Atëherë ishin më të organizuar. Qytetarët dallimin e kanë bërë, e kanë mbyllur dhe e kanë shumë të qartë. Se jetojnë në jetën reale dhe përputhin çfarë thuhet dhe shohin.
Në të gjitha këto kënetat e vogla thuhet që Rama premtoi ujë, ujë s’ka. Ndërkohë që shumica dërrmuese kanë ujë dhe kur ata dëgjojnë mua që them kemi bërë kaq, e kaq në këtë qark, kthejnë sytë nga rubineti i tyre dhe ka ujë. Këto dy gjëra përputhen.
Unë kam premtuar ujë 24 orë dhe në shumicën dërrmuese të qyteteve uji është 24 orë sot që flasim, me ndonjë përjashtim. Ideja që s’ka përballje, program apo qytetarët s’po shohin gjë dhe që s’ka politikë është e pavërtetë sipas meje. Është e kundërta.
Ne kemi bilanc dhe qytetarët jetojnë me këtë bilanc. Nëse ne do të tregonim një bilanc që qytetarët s’e prekin nuk do të ishim sot në të gjithë sondazhet e opinionit një forcë absolutisht dominante”, tha Rama në Report Tv.








