-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilltari amerikan, Philip Griffin thirrje në Berat: Me 11 maj merrni me vete familjarët, të afërmit dhe votoni Berishën

Kryesoret

Këshilltari i Chris LaCivita, Philip Griffin mori pjesë në takimin e Partisë Demokratike në Berat. Griffin i ftoi të gjithë qytetarët që të marrë pjesë në votime dhe të votojnë Partinë Demokratike. Ai u bëri thirrje që të marrin me vete familjarë, të afërm dhe të votojnë Sali Berishën.

“Ju sjell përshëndetje nga Amerika. Dhe jam këtu që t’ju them ju, se Amerikës i intereson shumë se çfarë ndodh në Shqipëri dhe konkretisht për zgjedhjet e 11 majit, të dielën. Shqipëria është në një udhëkryq, historia do shkruaj se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve. Ne ndryshuam historinë në Amerikë Nëntorin e vitit të kaluar, ju ndoshta dhe keni dëgjuar për këtë.

Socialistët në Amerikë u përpoqën me anë të sistemin ligjor të shkatërronin Donald Trump, po Trump dhe populli amerikanë thanë “JO”, dhe i mposhti. Tani dëgjoj se socialistët këtu në Shqipëri po përdorin të njëjtat marifete, por nuk do t’ja dalin mbanë. Doktor Berisha nuk do të ndaloj së luftuari për të marrë Shqipërinë nga duart e politikanëve të korruptuar dhe narkotrafikantët.

Doktor Berisha nuk do ndaloj së luftuari në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi për punë të mira dhe të rinjtë të mos emigrojnë. Doktor Berisha është në një mision. Kam në politikë rreth 40 vite, por kurrë nuk kam parë duke që punon kaq shumë sa Berisha. Kam një mesazh me rëndësi, Doktor Berisha nuk mund t’ja dalë vetëm.

Është koha që të bëni rolin tuaj. Kur të shkoni për të votuar më 11 maj, duhet të merri me vetë familjen, fqinjët, miqtë, të gjithë ata që njihni dhe nëse e bëni këtë, iu premtoj ‘fitore, fitore fitore’.”, tha Philip Griffin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit