Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kavajë. Rama u shpreh se ky qytet ishte lënë në harresë dhe sot është është bërë më tërheqës dhe më mesdhetar. kryeministri theksoi se së bashku me kandidatët socialistë, Kavaja doli nga plehrat e harresës ku ishte zhytur.
“Ne nuk jemi më të mirët po më të mirë se ne nuk ka. Ky bulevard këtu nuk ekzistonte kur ne morëm detyrën. Ky qytet ekzistonte, por nuk ishte ky qytet që është sot. Nuk besoj se dikush sado inat të na ketë, mos të na jap këtë hak që Kavajën ne e nxorëm nga plehrat e harresës, por edhe të një përçmimi që i vinte jo nga ne, por nga ata të cilëve Kavaja u kishte dhënë mbështetje pa kushte për çerek shekulli.
Sot në Kavajë nuk ka një vend apo ndryshim që e bën këtë qytet shumë më tërheqës, mesdhetar, europian siç është ky territor këtu që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe të PS. Po shihja që pllakat janë zëvendësuar me beton, nuk i bëjmë ne këto. Sot jemi këtu për të folur për 11 majin, por përçmimi i dikurshëm dhe ajo ndjesia e tmerrshme e atyre që ja morëm Kavajës votën në mënyrën më pa kushte, është në fakt karakteristika e asaj kënete dhe bufi që njerëzit i do si specie nën hyqmin e vet dhe që asnjëherë nuk mendon sesi t’i ngrejë.”, tha Rama.