Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thekson mbështetjen që ka marrë opozita për zgjedhjet e 11 Majit.
Ai garanton se do të përmbushë me përkushtim misionin për ndryshim dhe zhvillim, duke e cilësuar datën 11 maj si një moment historik për transformimin e vendit.
“Mbështetja e një miku, bashkëluftëtari dhe intelektuali si Dr.Gentian Çala, ka vlerë të shumëfishtë dhe më mbush me kënaqësi.
Thirrja e tij, për të më votuar mua, banorëve të komunitetit të Qarkut të Korçës, pogradecarëve, korçarëve, devollinjve, kolonjarëve, që banojnë në Tiranë, është pa as më të voglin diskutim një përgjegjësi e lartë, të cilën do ta përmbush maksimalisht.
Lidhja ime me këto komunitete ka qenë e fortë dhe e vazhdueshme në të gjitha detyrat e larta shtetërore që kam pasur.
Kam bërë gjithçka që ky Qark, me kaq shumë vlera historike, kulturore e patriotike të mbështetet me projekte që e transformojnë atë pozitivisht.
11 Maji do të shënojë një moment historik madhështor, transformimi i ndryshimit për të cilin do të investohem personalisht me të gjithë fuqitë e mija” shkruan ai.