Rusia ka konfirmuar zyrtarisht se do të respektojë një armëpushim tre-ditor në Ukrainë, nga data 8 deri më 10 maj, në kuadër të përkujtimit të 80-vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se urdhrat për ndalimin e përkohshëm të luftimeve janë dhënë tashmë nga Presidenti Vladimir Putin.
“Iniciativa e Presidentit Putin për një armëpushim të përkohshëm gjatë festave mbetet e rëndësishme dhe urdhrat përkatës janë lëshuar tashmë,” tha Peskov para gazetarëve në Moskë.
Ai paralajmëroi se armëpushimi është i njëanshëm dhe i kushtëzuar.
“Pala ruse do të pushojë zjarrin, por nëse regjimi i Kievit nuk përgjigjet dhe vazhdon të godasë pozicionet dhe infrastrukturën tonë, atëherë do të ketë një përgjigje të menjëhershme dhe të ashpër,” shtoi Peskov.