Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë në zonën e Walsall-it.
Sipas mediave britanike, shqiptari i identifikuar si Ermal Gjika akuzohet për përfshirje në një vjedhje me dhunë dhe kërkokohet ndihma e qytetarëve për ta kapur.
“Kushdo që e ka parë atë kërkohet të kontaktojë Policinë e West Midlands nëpërmjet numrit të tyre 999, ose si alternativë nëpërmjet shërbimit Live Chat në faqen e tyre të internetit , duke cituar numrin e regjistrimit 20/131355/25. Nëse e shihni, telefononi në 999 duke cituar numrin 20/131355/25”, thuhet në njoftimin e policisë britanike.