-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump për Kanadanë: Nuk kemi nevojë për asgjë prej tyre, ata kanë për ne

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pak para takimit me kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney ka bërë reaguar në rrjetin e tij social në Truth.

Trump shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me udhëheqjen e re kanadeze, por nuk nguroi të kritikojë vendin, duke folur për “privilegje të tepruara” që, sipas tij, Kanadaja i gëzon në dëm të Shteteve të Bashkuara.

“Pres me padurim të takoj kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney. Dua me të vërtetë të bashkëpunoj me të”, shkroi Trump. “Por nuk arrij të kuptoj një të vërtetë të thjeshtë – pse Amerika subvencionon Kanadanë me 200 miliardë dollarë në vit, i ofron mbrojtje ushtarake falas dhe shumë të tjera?”, tha Trump.

Ai tha se nuk kanë nevojë për ata përveç miqësisë së tyre.

“Nuk kemi nevojë për makinat e tyre, nuk kemi nevojë për energjinë e tyre, nuk kemi nevojë për lëndën e tyre drusore, nuk kemi nevojë për asgjë që kanë – përveç miqësisë së tyre, të cilën shpresoj se mund ta ruajmë. Ata, nga ana tjetër, kanë nevojë për gjithçka nga ne!”, theksoi Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit