Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 6 maj në fshatin Manati të Lezhës, ku një grua 51-vjeçare me inicialet D.B. ka humbur jetën si pasojë e helmimit me fostoksinë.
Fillimisht, ajo është paraqitur në spitalin rajonal të Lezhës dhe më pas është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka ndërruar jetë.
Një 16-vjeçar shqiptar, Marvin Gjuzi, është raportuar i zhdukur në Irlandë, dhe policia vendase ka nisur një operacion kërkimi për ta gjetur. Mungesa e tij është regjistruar prej disa ditësh dhe autoritetet kanë ngritur shqetësime për sigurinë e tij.
Sipas deklaratës zyrtare të policisë irlandeze, Marvin është parë për herë të fundit më datë 1 maj, rreth orës 13:00, në zonën e Monagh Bypass.
Fotografia dhe të dhënat e tij janë bërë publike në kuadër të kërkesës për ndihmë nga qytetarët.