Sonte në orën 21:00, PSG do të përballet me Arsenalin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve.
Parizienët vijnë me një avantazh të ngushtë prej 1-0, falë golit të Dembele në “Emirates”. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur dhe fati i kalimit në finale do të vendoset sonte në “Parc de Princes”.
Asnjëra prej skuadrave nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampioneve.
Të dy ekipet kërkojnë të shënojnë histori, pasi asnjëra nuk ka arritur të fitojë këtë kompeticion, dhe do të luftojnë deri në fund për të siguruar biletën për finalen e 31 majit në Mynih, ku do të përballen me Interin.