Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla në rrjetin e tij social ka shprehur se do ti jepet Shqipërisë dhe çdo shqiptari statusi më i ri i qytetarisë europiane.
Ai thotë se opzita nuk e ka dashur kurrë votën e diasporës dhe ka bërë çdo gjë që të pengojë realizimin e momentit historik. Gjithashtu u bën thirrje emigrantëve shqiptarë që mos dekurajohen dhe të vazhdojnë që të dërgojnë zarfin me fletët e votimit.
“Motra dhe vëllezër, këneta nuk e ka dashur kurrë votën e diasporës dhe ka bërë gjithçka për ta penguar realizimin e këtij momenti historik, kur shqiptarët anembanë botës po dërgojnë me postë votëbesimin e tyre për drejtimin e Shqipërisë. Është e qartë se filmi i parë shumë herë për mosnjohjen e zgjedhjeve, këtë herë po xhirohet edhe me votën e diasporës. Ndërsa të gjithë duhet ti bejmë thirrje të nisin zarfat me fletët e votimit, këneta synon që përmes dezinformimit të dekurajojë diasporën. Por vota e diasporës dhe këtu brenda në Shqipëri do ta thajë përfundimisht kënetën megjithë buf, bretkosa, gjarpërinj e ç’ka ku ka brenda.”,shprehet Balla në facebook.