-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banka e Shqipërisë kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për mediat u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës ka marrë disa masa lidhur me kreditimin në tregun e pasurive të patundshme.

Sejko u shpreh se ka vendosur një tavan lidhur me huan, me kredinë në raport me vlerën e banesës, pronës, pra koletaralit.

“Këto tavane janë maksimumi i huasë në raport me vlerën e kolatralit për monedhën lekë do të jetë 85%, për shtëpinë e parë, ndërsa 80% për shtëpinë e dytë ose për shtëpitë e dhëna me qira.

Kjo vlerë do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë ose për shtëpinë e dhënë me qira, lidhur me monedhën me valutë të huaj për të shmangur riskun e kursit të këmbimit.

Po kështu, kësti ndaj të ardhura si raport do të jetë në nivelin 40% për monedhën lekë dhe 35% për monedhën e huaj, kjo për shtëpinë e parë.

Për shtëpinë e dytë, raporti duhet të jetë në nivelin 35% për monedhën lekë, ndërsa 30% për shtëpinë e dytë”, tha Sejko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit