-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi kërkon dorëheqjen e Hoxhës: Nuk mund ta mbuloni skandalin me mashtrime

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me forcë pas publikimit të një mesazhi ofendues nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi kërkoi dorëheqjen e Hoxhës, duke e cilësuar veprimin e tij një shkelje të rëndë të etikës dhe një turp për diplomacinë shqiptare.

Postimi i Belind Këlliçit:

Ferit, nuk kalohet ky incident i rëndë, kjo shkelje e paprecedentë e etikës duke fshirë mesazhin, ku ke fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe duke genjyer me zëdhënës për media. Gjurmët e tua janë aty, tek grupi “Ambasadorët”. Jo vetëm e ke bërë atë koment poshtërues, por tani ke nisur gjuetinë e shtrigave për të gjetur personin që nxori mesazhin.

Nuk e mbulon dot skandalin me mashtrim. Jep dorëheqjen, është e vetmja mënyrë që të shpëtosh dinjitetin e Institucionit që drejton dhe të korrigjosh dëmin që ke shkaktuar në diplomacinë e Shqipërisë. Çdo orë, çdo ditë më shumë e jotja në krye të Ministrisë së Jashtme është një turp për të gjithë ne.

Bardhi: Deklarata e Hoxhës është fyese dhe skandaloze, ai duhet të dorëhiqet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit