Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has ku 34-vjeçari Ryshyt Sallahu u vra nga Ylber Jaku.
Personi në foto është autori Ylber Jaku i cili ka ekzekutuar me armë zjarri 34-vjeçarin, i cili u gjet i vdekur brenda në makinë.
Dy ditë më parë familja e viktimës ka goditur prindërit e autorit, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës. Sherri ka nisur për arsye pronësie, dy familjet kanë mbi 10 vite që kanë konflikte mes tyre.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrau armë e zjarrit. Ndërsa policia po vijon punët për zbardhjen e ngjarjes.
Vrasja në Has për arsye prone, prindërit e autorit dhunohen dy ditë më parë