Mbrëmja e djeshme ishte një moment historik për Interin e Simone Inzagit, që arriti të sigurojë vendin në finalen e Champions League, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin 4-3 në “San Siro”.
Pas ndeshjes, trajneri i zikaltërve, Inzaghi, vlerësoi lojën e ekipit të tij dhe theksoi performancën e jashtëzakonshme të futbollistëve, të cilët, sipas tij, dhuruan dy paraqitje fantastike në dy ndeshjet e kësaj përballjeje.
Inzaghi shprehu gjithashtu respekt për Barcelonën dhe vlerësoi disa nga lojtarët më të spikatur të kundërshtarëve, duke përfshirë Jamalin dhe De Jong. Ai theksoi rëndësinë e sakrificës dhe unitetit në ekip për të arritur këtë sukses.