-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilltari amerikan, Philip Griffin: Të dielën, me 11 maj do të shkruajmë historinë

Kryesoret

Këshilltari i Chris LaCivita për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin mori pjesë në takimin me qytetarët në Elbasan. Griffin u shpreh se të dielën me 11 maj do të shkruajnë historinë me Partinë Demokartike.

Ai nënvizoi se Berisha nuk do të ndalojë së luftuari për Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjithashtu u ndal edhe tek fitorja e Donald Trump në SHBA.

“Përshëndetje Elbasani! Ju sjell përshëndetje nga Amerika. Dhe jam këtu që t’ju them ju, se Amerikës i intereson shumë se çfarë ndodh në Shqipëri dhe konkretisht për zgjedhjet e 11 majit, të dielën. Shqipëria është në një udhëkryq, historia do shkruaj se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve. Ne shkruam historinë në Amerikë nëntorin e vitit të kaluar, ju ndoshta dhe keni dëgjuar për këtë.

Socialistët në Amerikë përdorën sistemin ligjor të shkatërronin Donald Trump, po Trump dhe populli amerikanë nuk e lejuan të ndodh.. Tani dëgjoj se socialistët këtu në Shqipëri po përdorin të njëjtat marifete, por po ju them se nuk kanë për t’ja dal mbanë as këtu. Doktor Berisha nuk do të ndaloj së luftuari për ju, për të marrë Shqipërinë nga duart e politikanëve të korruptuar dhe narkotrafikantët.

Kam punuar në politikë rreth 40 vite, por kurrë nuk kam parë dikë të punoj kaq shumë sa Doktor Berisha, por ai nuk mund t’ja dalë vetëm.

Është koha që të bëni rolin tuaj dhe të ndihmoni Berishën për të fituar zgjedhjet. Kur të shkoni për të votuar të dielën, duhet të merri me vetë familjen, fqinjët, miqtë, të gjithë. Ndaoni dhe shikoni majtas e djathtas, pyesni ata që keni afër dhe veten, a do të shkruajmë historinë së bashku. Të dielën të gjithë do të shkruajmë historinë. Fitore, fitore fitore!”, tha Griffin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit