Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjetin e tij social ka postuar një video dhe shprehet se Durrësi do të shkojë drejt fitores me kandidatin Adriatik Hoxha.
Meta thotë se Adriatik Hoxha ka nderuar shqiptarët me rezltate të larta në sporte si rekordem, por do ta nderojë edhe Durrësin si deputet. Ai i bën thirrje që të votojnë Hoxhën pasi do ti japë Durrësit një përfaqësues dinjitoz në Kuvendin e Shqipërisë.
“Të votosh për Adriatik Hoxhën, do të thotë të votosh për një kampion të vlerave të vërteta qytetare dhe morale. Të votosh dhe të mbështetësh fuqimisht atë, do të thotë ti japësh Durrësit një përfaqësues dinjitoz në Kuvendin e Shqipërisë.
Të votosh dhe ti rrish në krah Adriatik Hoxhës, do të thotë të jesh në krah të njeriut të sinqertë dhe shumë të vendosur, njeriut që jep fjalën dhe e mban atë, njeriut që i rri afër njerëzve të thjeshtë dhe mendon për ta.
Fitore i dashur Adriatik, të gjithë jemi me ty.”, shprehet Meta.