Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës në Lushnje, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit kujtoi dhe ish-deputetin socialist Bashkim Fino. Rama tha se në 11 maj, mbështetësit socialistët brenda dhe jashtë do ti japin Partisë Soacialiste fitoren më të bukur.
“Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart dhe se nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në shesh do të jenë pa diskutim në kutitë e votimit të dielën, se bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS.
Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur në Lushnje si në Divjakë dhe kemi bërë gjithçka kemi unur me fitoret tona. Ne nuk jemi në një ndeshje apo cikël ndeshjesh sportive. Fitorja është vetëm mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.Ne falë punës dhe mbështetjes tuaj kemi arritur të bëjmë një transformim të madh qe nga qendra e qyteteve deri në territore ku ne së bashku ja kemi dalë.”, tha Rama.