Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një mbledhje të Task Forcës në Shkodër tre ditë para zgjedhjeve. Dumani tha se SPAK ka procedime konkrete dhe se është lidhur me krimet zgjedhore.
Dumani ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote personat që bëjnë këto akuza të thirren për të bërë kallëzim në polici dhe prokurori dhe të mos neglizhohen si raste.
Dumani kërkoi që policia dhe prokuroria të jenë sa më vigjilente lidhur me krimet zgjedhore në këto ditë të fundit të fushatës elektorale.