Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës kanë ushtruar kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona, si Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë.
Paraprakisht bëhet fjalë për procedimet penale që janë regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.
Agjentet e BKH po mbështeten në terren nga oficerë dhe patrulla të DVP Shkodër.
Dritan Prençi është prokurori i SPAK i caktuar në Shkodër për hetimin e krimeve zgjedhore.