-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Aeroporti i Vlorës do krijojë 1000 vende pune

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur një sërë premtimesh të rëndësishme për zhvillimin e Vlorës gjatë vizitës së tij të fundit në këtë qytet. Ai theksoi se Aeroporti i Vlorës, që do të niste fluturimet shumë shpejt, do të krijonte mbi 1000 vende pune, kryesisht për të rinjtë, dhe do të përfshinte një qendër për riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve të kompanive më të mëdha europiane.

Rama theksoi se aeroporti do të shërbejë si një pikë kyçe për transportin e mallrave dhe pasagjerëve, duke shtuar se do të ketë edhe fluturime të ngarkesave. “Aeroporti nuk do ketë vetëm avionë pasagjerë, por do të ketë edhe avionë të ngarkesave, që do të çojnë e sjellin mallra e pako të të gjitha përmasave, siç ndodh në të gjithë botën,” tha ai.

Gjithashtu, Kryeministri shpalli projektin për zhvillimin e Triportit si një port të rëndësishëm tregtar dhe për peshkimin, dhe njoftoi ngritjen e një baze për formimin e kuadrove të aviacionit civil. Ai e cilësoi Vlorën si një destinacion të ardhshëm për turizmin e luksit, duke shtuar se “Bregdeti i Vlorës do bëhet ndër destinacionet më të kërkuara në Mesdhe.”

Në lidhje me zhvillimin turistik, Rama foli për ngritjen e hoteleve të reja dhe ardhjen e markave të njohura të hotelerisë. “Hotelet kanë nisur t’i ngrihen. Në Vlorë do vijnë firmat më prestigjioze të hotelerisë,” shtoi ai, duke theksuar se kjo do të kontribuonte në shndërrimin e bregdetit të Vlorës në një nga destinacionet më të kërkuara në rajon.

Me këto projekte, Rama tha se Vlora do të transformohet në një qendër të rëndësishme ekonomike dhe turistike, duke ofruar mundësi të reja punësimi dhe investimesh për të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit