Zyra e Presidentes së Kosovës ka reaguar ndaj vizitës së kreut të shtetit serb në Moskë, pavarësisht thirrjeve kundërshtuese evropiane, duke thënë se Aleksandar Vuçiç konfirmon jo vetëm afërsinë ideologjike të tij me një regjim autokratik si ai i Putin, por edhe orientimin e Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike.
“Vizita e ish-ministrit të Millosheviq, Vuçiç në Moskë, konfirmon jo vetëm afërsinë ideologjike të tij me një regjim autokratik e agresor si ai i Putin, por edhe orientimin e Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike. Po ashtu, është tregues se Vuçiç do të vazhdojë veprimet destabilizuese kundër rajonit tonë, me bekimin e Moskës.
Vuçiç në Moskë e në shërbim të plotë të Putin është edhe rezultat i politikave akomoduese, të cilat i përdorin shumë politikanë perëndimor ndaj tij, duke injoruar veprimet e tij destabilizuese ndaj fqinjëve, të cilat i ngjajnë atyre të viteve të 90-ta”, ka thënë Kupina.