-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy persona

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, të cilat modifikoheshin me silenaciatorë.

19-vjeçari me iniciale A.H., dhe J.P., 20 vjeç të dy banues në Vlorë u arrestuan teksa po lëviznin me makinë në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas”. Gjatë kontrollit në makinë u gjet një thikë dhe 4 armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu vijuan hetimet dhe në banesën e G.Sh 49 vjeç, shokut të dy të arrestuarve u gjetën 1 dorezë metalike dhe 1 shkop gome.49-vjeçari u procedua penalisht për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit