-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Beqiraj: Hapja e kapitujve të negociatave jo meritë e Ramës, ndryshoi ligji i BE

Kryesoret

Kur flitet me gëzim për hapjen e kapitujve të negociatave, më kujton gëzimin naiv te prindërve në vitet 2000 të cilët e konsideronin arritje pranimin e djalit a vajzë në një universitet italian kur këto të fundit ishin të hapura për të gjithë kandidatët.

Të nisur nga fakti që pranimi në universitet ishte i kufizuar në Shqipëri, me të njëjtën qasje prindërit e konsideronin arritje regjistrimin në sisteme të hapura.

Të njëjtën gjë po bën edhe Rama. Duke qenë se deri para 2020 hapja e një kapitulli me vendin anëtar dakortësohej me të gjithë vendet e BE-se pra ishte një proces më i kufizuar, paraqet si arritje të tij pikërisht ndryshimin e procesit nga BE e cila nuk e ka bërë këtë vetëm për Shqipërinë e Ramës por, hapja e kapitujve nuk kërkon me dakortësinë e vendeve anëtare, pra është hequr ky kufizim. Një vend kandidat mund t’i hapë të gjithë kapitujt mjafton të dakortësojë me Komisionin jo me të gjithë vendet anëtare objektivat që do të arrihen në çdo kapitull i cili në gjuhën teknike quhet pozicion negociues.

Këtu nuk ka asnjë meritë që lidhet me kryeministrat e vendeve kandidate, thjesht hapja e kapitujve është thjeshtëzuar deri tek dakortësimi i objektivave siç është e mundur që çdo student të regjistrohet në universitet, por kjo nuk është parathënia e një propabiliteti të lartë në diplomim.

Pra arritje nuk është hapja, por mbyllja e kapitujve, ose plotësimi i kushteve të vendosura në çdo kapitull të cilat klasifikohen në tre shtylla

  1. Përafrimi i paketës ligjore (ato 250, 000 faqet);

  2. Hartimi i strategjive;

  3. Implementimi;

Përafrimi i ligjeve është pjesa me e lehtë e procesit , pjesa me e vështirë është implementimi i cili ka të bëjë me shumë aspekte institucionale strukturore edhe ekonomike.

Pra pyetja shtrohet ndërsa Shqipëria është studenti më i dobët në rajon përsa i përket konektivitetit edhe transportit sa i ka kapacitetet financiare institucionale që në katër vjet të implementojë objektivat e dakortësuara me Komisionin?

Pra është e ngjashme me pyetjen që shumë prindër dështuan edhe akoma dështojnë ta bëjnë: djali apo vajza ime i cili është nxënësi më i dobët në klasë sa mundësi ka që të mbarojë universitetin në kohë megjithëse pranohet?

Ndaj edhe shumë pak prej atyre që u nisën të studionin rreth viteve 2000 jashtë e përfunduan në kohë, vetëm më të mirët edhe ato që patën mundësi të mbështeteshin ekonomikisht nga familja. Shumë prej tyre edhe pse studionin, arsyet ekonomike ua shtynë 10 vjet studimet edhe jo pak mbeten pa i përfunduar ato.

Nëse ndonjë që është i bindur se në 2030 jemi në BE, e ftoj të gjejë në deklaratat e Kryeministrit vetëm një shifër: sa është buxheti i parashikuar i qeverisë që lidhet me arritjen e mbylljes në kohë të procesit të negociatave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit