Ditën e sotme materialet zgjedhore kanë mbërritur në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor nr. 11 të bashkisë Kukës.
Kryetari i komisionit Uran Cengu tha se gjithçka është gati për ditën e shtunë, ku do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit.
Qendra e numërimit do të jetë e vendosur në palestrën e qytetit të Kukësit dhe do të ruhet nga forcat e policisë.
Gjithashtu edhe në KZAZ-të e Hasit dhe Tropojës kanë mbërritur materialet zgjedhore, si kutitë e votimit, fletët, pajisjet ndihmëse dhe sistemin monitorues me kamera e ekrane për të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit.