-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj

Kryesoret

Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin nga posti të Erion Veliaj si kryetar i bashkisë së Tiranës.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. Ndërkohë postin e tij e ka marrë Anuela Ristani, kryetarja e komanduar nga kryeministri Edi Rama.

Kërkesa është dorëzuar sot në bashkinë e Tiranës, nga kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së, Ilir Alimehmeti, dhe nënkryetarja e grupit, Ilda Zhulali.

“Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 “Per Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, neni 62, shkronja c, që shprehet se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim te Këshillit te Ministrave në rastet kur (pika c: propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak perkates per mosparaqitje në detyre për nje periudhe 3- mujore te panderprere” ju bëjmë me dije se periudha 3-mujore e cituar në ligj përfundon këtë fundjave, pasi ka filluar me datë 10 shkurt 2025 në ditën e arrestimit z. Erion Veliaj.

Si rrjedhojë, kërkojmë:
Mbledhjen e Këshillit Bashkiak te Bashkise Tirane, me date 12 maj 2025, dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3-mujor të mosparaqitje të pandërprerë në detyre te z. Erion Veliaj, me objekt zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe propozimin në Këshillin e Ministrave të shkarkimit të z. Erion Veliaj”, thuhet në kërkesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit