Një 15-vjeçare shqiptare në Greqi ka pësuar djegie të rënda në trup dhe në fytyrë, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Neos Kosmos. Teksa 15-vjeçarja po gatuante me nënën e saj në kuzhinë, bombola e gazit ka shpërthyer në flakë.
Mediat greke raportojnë se 15-vjeçarja ka pësuar djegie të gradës së dytë dhe se në ditët në vijim ajo do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve plastike kirurgjikale për të minimizuar dëmin e shkaktuar në lëkurë nga djegia.
Shpërthimi ndodhi në rrethana të paqarta, ndërsa autoritetet greke po shqyrtojnë mundësinë e rrjedhjes së gazit.