Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë nga selia e PD-së para mbylljes së fushatës eletorale. Berisha u shpreh se kjo është konferenca e tij e fundit si kryetar opozite, sepse pas 12 Maj do të jetë në maxhorancë.
“Do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pasi pas datës 12 Maj kjo opozitë do të bëhet maxhorancë e Shqipërisë.
E ka ndjerë çdo shqiptar, është ndjesia më reale, por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Rama”, tha Berisha.