Ditën e sotme një 40-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur dyqane gjatë muajit prill dhe maj. 40-vjeçari Alban Dalanaj është i dënuar më parë për të njëjtën veprimatri kriminale.
Nga hetimet ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër. Ndërkohë po punohet edhe për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.