-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Beratit angazhon 293 efektivë për zgjedhjet e 11 Majit

Kryesoret

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka angazhuar 293 punonjës policie për të siguruar 6 KZAZ-të dhe 275 Qendrat e Votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Pas dorëzimit të materialeve zgjedhore, policia ka marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore dhe do të vazhdojë ruajtjen deri në nisjen e punës nga Komisionet e Qendrave të Votimit mëngjesin e nesërm.

Grupi i drejtues i Policisë së Beratit po monitoron në kohë reale situatën dhe zbatimin e detyrave operacionale. Deri tani, situata e rendit dhe sigurisë është e qetë dhe pa probleme. Policia ka deklaruar gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë dhe për një proces zgjedhor të qetë dhe të rregullt.,

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit