Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet sot seanca e parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Seanca vjen pas ndarjes së çështjes, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar për disa nga të pandehurit e tjerë në dosje. Avokati i tij, Plarent Ndreca, është paraqitur në ambientet e gjykatës në pritje të nisjes së procesit.
Në seancë pritet të paraqiten qëndrimet procedurale të palëve, ndërsa e pranishme është edhe përfaqësuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj. Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit 2025.









