-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do ta njihni rezultatin? Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga familjarët votoi te shkolla “Kosova”.

Ai u paraqit pranë qendrës së votimit me bashkëshorten, Liri Berishën.

Ata hynë duke ndjekur procedurat standarde të votimit: kontrollin e emrit në listën e votimit, identifikimin e më pas votimi në hapësirën e fshehtë.

Pasi hodhi votën në kuti, Berisha bëri shenjën e tij të zakonshme me dy gishtat lart.

“Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë.

Për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre”, tha Berisha.

I pyetur nëse do ta njihni rezultatin, Berisha u përgjigj “Unë, meqë më pyet, takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre dhe mezi presin relevantin.

Pra, do të kemi një ditë të dytë vere. Thirrja ime është votoni votoni, votoni”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit