Një 56-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës pas fotografimit të fletës së votimit në një qendër votimi. Ngjarja ndodhi në shkollën “Ali Demi”, ku pas fotografimit të votës, shtetasja është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia pas njoftimit të marrë, ka organizuar një operacion dhe ka identifikuar dhe arrestuar shtetasen A.H. për shkeljen e fshehtësisë së votimit. Ajo është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për “Shkeljen e fshehtësisë së votimit”.
Po ashtu, dy të tjerë janë shoqëruar nga shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, për dyshimin se gjithashtu kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen hetime të mëtejshme nga Prokuroria.
Kjo ngjarje vjen pas një incidenti të ngjashëm në Elbasan, ku një tjetër person u arrestua për shkelje të njëjtë.
/5pyetjet.al