Policia ka arrestuar një 34-vjeçar në Tiranë, pasi kishte fotografuar fletën e votimit dhe më pas e publikoi në rrjetet sociale.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë pas shfaqjes së postimit në një portal, organizuan punën identifikuan dhe arrestuan 34-vjeçarin për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se ai ka fotografuar fletën e votimit dhe e ka publikuar në rrjetet sociale.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al