-sidi education-spot_img
20.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mblidhet Komisioni Rregullator për zgjatjen e procesit të votimit në Vlorë

Kryesoret

Komisioni Rregullator pranë KQZ do të mblidhet në orën 17:00 për shqyrtimin e kërkesës ku propozohet që votimi për 55 qendra votimi në qarkun Vlorë të zgjatet deri në orën 22:00.

Kjo kërkesë është bërë për arsye të aktivitetit sportiv Giro D’Italia. Kërkesa për vetëmbledhjen e Komisionit Rregullator është bërë nga Arens Çela.

Kërkesa:

KËRKESË: Për vetëmbledhjen e Komisionit Rregullator, për shqyrtimin e projektaktit “Për shtyrjen e orarit të votimit, për 55 qendra votimi, në Qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025″,

Drejtuar:

Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Z.Ilirjan Celibashi

Komisionit Rregullator

I nderuar z. Komisioner,

E nderuar Kryetare e Komisionit Rregullator,

Të nderuar Anetarë të Komisionit Rregullator,

Me Vendimin nr. 1, datë 26. 10. 2020, Komisioni Rregullator ka miratuar Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Rregullator”.

Në mbështetje të nenit 20, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Komisioni Rregullator është organi kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e projektakteve me karakter normativ, të përgatitura nga administrata e Komisionit. Qendror të Zgjedhjeve ose nga anëtarët e tij.

Neni 20, pika 1, shkronja “d” e Kodit Zgjedhor, parashikon kompetencën e Komisionit Rregullator për miratimin e Rregullores së mbledhjeve të Rregullatorit.

Nisur nga sa më sipër dhe në përputhje me nenin 16 të Rregullores, po ju paraqes këtë kërkesë, për vetëmbledhjen e Komisionit Rregullator, për shqyrtimin e projektvendimit “Për shtyrjen e orarit të votimit, për 55 qendra votimi, në Qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”,

Anëtar i Komisionit Rregullator

Arens ÇELA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit