-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin kërkon bisedime direkte me Ukrainën

Kryesoret

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka shpërfillur thirrjen për një armëpushim të shpejtë 30-ditor në luftën në Ukrainë. Putin ka kërkuar të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta dhe “pa parakushte” me Ukrainën, mbase në Stamboll më 15 maj.

“Ne jemi të vendosur të zhvillojmë bisedime serioze. Qëllimi i tyre është t’i eliminojnë shkaqet rrënjësore të konfliktit… dhe të sjellin paqe afatgjatë, të qëndrueshme në një perspektivë historike”, tha Putin.

Ai tha se së shpejti do të flasë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të kërkuar ndihmën e tij për t’i ndërmjetësuar bisedimet në Stamboll.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që, gjatë këtyre bisedimeve, të arrijmë ndonjë marrëveshje për një armëpushim të ri”, shtoi Putin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit